”Një ditë sakrifice”, Rama poston fotot nga terreni: 34 vatra aktive, por gatishmëria është maksimale

”Një ditë sakrifice”, Rama poston fotot nga terreni: 34 vatra aktive, por gatishmëria është maksimale

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka bërë me dije bilancin e situatës të zjarreve të fundit. Sipas Ramës, janë aktive 34 vatra, ku 13 janë të izoluara dhe të shuara. Po ashtu kreu i qeverisë nënvizon se gatishmëria është maksimale. ”Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve. Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe mjetet nga ajri po punojnë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pronës”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit: 34 vatra...