Nga 15 gushti nis edicioni i parë i Festivalit ‘Via Dinarica Kosovo’

Nga 15 gushti nis edicioni i parë i Festivalit ‘Via Dinarica Kosovo’

Nga 15 gushti 2025, në Sheshin e Akademikëve në Pejë, do të mbahet edicioni i parë i Festivalit “Via Dinarica Kosovo”. Ky festival shënon përmbylljen e një projekti trevjeçar, i cili ka revitalizuar shtegun ‘Dinarik’ në komunat Pejë, Deçan dhe Junik, ndërsa është përkrahur edhe nga bizneset lokale me grante. Festivali do të zgjasë tre ditë, më 15, 16 dhe 17 gusht. Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfshihen në aktivitete të ndryshme në natyrë, si vrap malor dhe hiking, të ndjekin lancimin ose premierën e dokumentarit të zhvilluar në shtegun Via Dinarica Kosovo, të dëgjojnë muzikë live dhe DJ të vizitojnë ekspozita arti dhe panaire të produkteve lokale. Të gjitha aktivitetet janë falas dhe të hapura për publikun, pa bileta. Sipas njoftimit,...