Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
Shqipëria vijon betejën me zjarret, të cilat prej 24 orësh janë kthyer në një kërcënim serioz jo vetëm për banesat, bagëtinë e bujqësinë, por edhe jetët e qytetarëve. Zonat më kritike vijojnë të jenë ende Poliçani, Delvina dhe Gramshi, në të cilat që prej së martës po luftohet nga toka e ajri për shuarjen e flakëve. Në Poliçan, flakët i janë afruar fshatit Plashnik, ku është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Autoritetet lokale thonë se po bëjnë të gjitha përpjekjet për të menaxhuar situatën. “Kemi një situatë shumë, shumë, shumë kritike. Nga momenti në moment po presim ndihmë nga ajri dhe mezi po nxjerrim banorët nga shtëpitë e tyre”, u shpreh Adriatik Zotka, kryetari i Bashkisë së Poliçanit. Pas natës së vështirë që Delvina kaloi...