Kompania “Erzeni” 20 milion euro evazion fiskal, gjysmat e pagave i jep nëndorë/ ndërsa Tatimet bëjnë sikur nuk shohin

Kompania “Erzeni” 20 milion euro evazion fiskal, gjysmat e pagave i jep nëndorë/ ndërsa Tatimet bëjnë sikur nuk shohin

Në tregun shqiptar të bulmetit, emri i kompanisë “Erzeni” është bërë i njohur për reklamat e shpeshta dhe imazhin që mundohet të projektojë si prodhues vendas cilësor. Por pas fasadës mediatike, burime të besueshme dhe dëshmi nga punonjës të saj, tregojnë një realitet shumë të errët: një skemë masive evazioni fiskal dhe abuzime me sigurinë ushqimore që po godasin drejtpërdrejt shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve shqiptarë. Sipas informacioneve të mbledhura nga punonjës që kërkojnë të mbeten anonim, kompania “Erzeni” nuk deklaron të gjitha pagat në shtet. Gjysma e pagës kalon përmes bankës, pjesa tjetër jepet në dorë, duke shmangur detyrimet tatimore dhe kontributet shoqërore. Ky mekanizëm i paligjshëm jo vetëm që i heq shtetit miliona euro në vit, por edhe i lë punonjësit pa mbrojtje...