Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pamje apokaliptike nga zjarret në Greqi, shkrumbohet parkingu me qindra makina
Situata nga zjarret paraqitet tepër e rëndë edhe në fqinjin tonë jugor, Greqinë. Vatra të mëdha vazhdojnë të jenë aktive në Akai, Prevezë, Zakinthos, Kios dhe Kefalonia, me ekipe zjarrfikëse dhe vullnetarë që luftojnë prej mbrëmjes së djeshme me flakët mes erërave të forta. Por qyteti më i rrezikuar nga flakët duket se momentalisht është Patra. Qindra zjarrfikës janë duke punuar në këtë zonë për të kryer evakuime. Orët e fundit është evakuuar nga autoritetet helene spitali i fëmijëve Karamandaneio dhe shtëpia e të moshuarve Konstantopoulio në Patra, pasi zjarri rrezikonte seriozisht jetët e njerëzve. Zjarri ende nuk është shuar pranë zonave të banuara dhe në Sychena të Patrës 57 zjarrfikës, 7 avionë dhe 5 helikopterë po punojnë për ta shuar atë. Sakaq, pamje apokaliptike...