Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Zjarr pranë kufirit me Greqinë/ Forcat shqiptare në gatishmëri totale, zona e minuar
                            Bashkia e Kolonjës ka bërë me dije se vatra e zjarrit në në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjes në territorin e bashkise Kolonjë dhe në afërsi me kufirin grek, është nën kontroll. Njoftimi i plotë: Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjes në territorin e bashkise Kolonjë dhe në afërsi me kufirin grek, është mbajtur që në orët e para të mëngjesit e gjatë gjithë ditës së sotme në kontroll e monitorim, duke punuar për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit brenda kurorës zonë e mbrojtur, nga ekipi i MZSH Kolonjë, punonjësit e drejtorisë rajonale të Agjencisë së Zonave te Mbrojtura e vullnetarë të zonës, mbështetur nga efektivë ushtarakë të xhenjos, të cilët ndërhynë për demontimin e municionave...