Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Skandali i dasmave” në Kopenhagë, autoritetet daneze përballë një fature prej miliona eurosh për dasmat e huaja! 12 mijë çifte kërkojnë rimbursim
Autoritetet në Kopenhagë mund të përballen me një faturë prej dhjetëra milionë krone, pasi u zbulua se qyteti ka arkëtuar në mënyrë të paligjshme tarifa martese nga rreth 12,000 çifte gjatë shtatë viteve të fundit. Shumica e çifteve që janë prekur nga kjo praktikë janë jo-rezidentë në Danimarkë, kryesisht turistë që kanë zgjedhur kryeqytetin danez për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Sipas raportimeve, një tarifë që shkonte deri në 4,500 krone (rreth 600 euro) është aplikuar për ceremonitë që zhvilloheshin në orare të caktuara në bashki, ose në vende të posaçme në natyrë. Por ligji danez e lejon tarifimin vetëm në rastet kur çifti kërkon vetë një vend tjetër nga bashkia. Për pasojë, Komuna e Kopenhagës mund të detyrohet të kthejë deri në 23 milionë...