Zjarr në Parkun Natyror Korab-Koritnik-Kallabak, flakët po i afrohen banesave

Zjarr në Parkun Natyror Korab-Koritnik-Kallabak, flakët po i afrohen banesave

Zjarri ka përfshirë zonën malore mes fshatrave Bele dhe Orçikël, në një territor të mbuluar me bimësi të dendur dhe pyje. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës, duke u afruar rrezikshëm pranë disa banesave të zonës. Vatra e zjarrit ndodhet brenda kufijve të Parkut Natyror Korab-Koritnik-Kallabak, një zonë e mbrojtur me vlera të veçanta natyrore dhe biodiversitet të pasur. Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa bëhet apel për kujdes dhe bashkëpunim nga komuniteti lokal. Top Channel