”Kemi bashki për të qepur kufij sipas oreksit”, Tabaku: Zjarrfikësit mbahen në jetë me transferta nga buxheti i shtetit

”Kemi bashki për të qepur kufij sipas oreksit”, Tabaku: Zjarrfikësit mbahen në jetë me transferta nga buxheti i shtetit

Në një kohë së situata me zjarret është alarmuese, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reflektim për reformën territoriale që u bë në vitin 2015, thotë se sot 15 vite më vonë s’kemi bashki për qytetarët, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. ”Zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë me transferta nga buxheti i shtetit”,-shkruan Tabaku. Postimi i plotë Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një “reformë territoriale” që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. Pa funksione reale, por me shumë peshë në tepsinë elektorale. Dhjetë vjet më pas, koka bën, shqiptarët e pësojnë....