Takimi në Alaskë, Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk e ndalon luftën të premten, do ketë pasoja të rënda!

Takimi në Alaskë, Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk e ndalon luftën të premten, do ketë pasoja të rënda!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Kremlinit, duke i dhënë ultimatum Vladimir Putinit që të ndalojë luftën në Ukrainë deri të premten, përndryshe do të përballet me “pasoja të rënda” Në një deklaratë të fortë për mediat, Trump tha: “Nuk mendoj se mund ta bind Putinin të mos bombardojë civilët, sepse e kam bërë këtë në bisedat e kaluara dhe ai ka vazhduar të lëshojë raketa.” Pavarësisht skepticizmit për ndikimin e drejtpërdrejtë mbi vendimet e liderit rus, Trump theksoi se qëllimi i tij mbetet i qartë: “Dua që lufta të mbarojë.” Kjo deklaratë vjen në një moment kritik, ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, me intensitetin e sulmeve ajrore ruse që nuk ka...