Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rëndohet situata nga zjarret në Delvinë, flakët favorizohen nga era! Situatë kritike edhe në Gjirokastër
Në Delvinë situata e zjarrit vijon të jetë problematike. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja është rënduar sepse flakët kanë depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa. Banorët e lagjes Kasapaj në Delvinë janë evakuuar plotësisht. Zjarri rrezikoi edhe sot puset e gazit në këtë lagje, por efektivët e ushtrisë po e mbajnë nën kontroll situatën. Forcat zjarrfikëse e kanë përqëndruar punën në Kasapaj për të vendosur nën kontroll flakët, ndërsa në orët e pasdites ndërhyri nga ajri një avion Canadair i dërguar nga Italia. Po ashtu, zjarri po zhvendoset edhe drejt Gjirokastrës. Lazarati është fshati më i rrezikuar për momentin. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës kanë nisur operacionin për shuarjen e zjarrit bashkë me disa banorë të fshatit. Situata vlerësohet si kritike dhe nuk dihet deri në...