Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

Christian Stocker dhe Aleksandër Vuçiç VIENË- Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, nëse ka vullnet për të gjetur zgjidhje. “Vërtet besoj se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje, pavarësisht të gjitha vështirësive, por duhet të them hapur se unë nuk mund ta ofroj atë”, tha kancelari austriak gjatë vizitës në Serbi më 13 gusht. Ai shprehu bindjen se zgjidhja duhet të jetë e tillë që “njerëzit në këtë zonë të rajonit të mund të bashkëjetojnë në paqe, sado e vështirë të duket kjo në këtë moment”. Sipas tij, kjo çështje do të duhet të zgjidhet gjatë rrugëtimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Kancelari austriak shtoi se mirëpret çdo masë që...