“Luftë” në malin e Sopotit/ Zjarri po përhapet nga Delvina, rrezikohet Lazarati dhe Gjirokastra

“Luftë” në malin e Sopotit/ Zjarri po përhapet nga Delvina, rrezikohet Lazarati dhe Gjirokastra

Foto ilustruese GJIROKASTËR- Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës po përhapen edhe në Bashki të tjera. Tashmë, zjarri ka prëfshirë malin e Sopotit duke ngjallur frikën se do të hyjë edhe në territorin e Bashkisë së Gjirokastrës. Duke marrë parasysh këndin e erës, zjarrfikësit në terren thonë se zjarri paraqet një kërcënim serioz për qytetin e Gjirokastrës, por edhe për fshatin Lazarat. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po luftojnë për ta ndalur përhapjen e flakëve, ndërkohë që po ndihmohen në terren edhe nga banorët e Lazaratit. Të gjithë po mundohen që të ndalojnë flakët në majën e Sopotit, ndryshe fshati i tyre është i radhës që do të përfshihet nga flakët. Aktualisht, po punohet për neutralizimin e zjarrit, por situata mund të ndryshojë nga momenti në...