Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Llajo dhe Kiço flasin për situatën në Delvinë: Të riformulojmë filozofinë e mbrojtjes nga zjarri
Deputeti i zgjedhur i PS-së, Vasil Llajo dhe nënprefekti Kristaq Kiço, flasin për zjarret në Finiq dhe Delvinë. Llajo tha se situata tashmë në këto zona është më e qetë dhe aktualisht po ndërhyhet edhe nga ajri. ”Në Bistricë të Finiqit. Situata është në kontroll, por me ardhjen e dy helikopterëve, një Canadair dhe strukturat e zjarrfikësve kanë bërë të mundur që situata të jetë në kontroll. Nuk kemi viktima në njerëz. Policia ka shkuar shtëpi më shtëpi për të ndihmuar banorët. Sot nuk kemi viktima. Kemi një situatë më të qetë dhe vatra të vogla”, tha Llajo. Nënprefekti Kiço u shpreh se Shqipëria nuk është përballur ndonjëherë me zjarre të përmasave kaq të mëdha dhe shtoi se kur të tejkalohet kjo situatë duhet të...