Aksident me vdekje në Konispol

Aksident me vdekje në Konispol

Aksident me pasojë vdekje në afërsi të fshatit Shkallë, bashkia Konispol. Nga përplasja e dy motorrave ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi Urim Çaze, 70 vjeç, banues në Konispol. Ndërkohë ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi Besnik Arapi. Forca policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.