Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Videokonferenca mes BE, Trump dhe Zelenskyt, Von der Leyen: Patëm diskutime pozitive me presidetin amerikan
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen pas videokonferencës së zhvilluar me udhëheqës të Europës, Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trump tha se diskutimet ishin pozitive. “Patëm diskutime pozitive me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë”, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në X. Ajo gjithashtu theksoi se përpara samitit të së premtes në Alaska, ‘Europa, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë forcuar terrenin e përbashkët për Ukrainën. “Ne do të mbetemi në koordinim të ngushtë, askush nuk dëshiron paqe më shumë se ne, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ajo.