Frika për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të ngordhura në Gramsh

Frika për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të ngordhura në Gramsh

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat. Ndërkohë, ekipet e Ministrisë së Bujqësisë po marrin masa për groposjen e kafshëve të ngordhura që janë djegur. Edhe pse është emergjencë nga zjarret, duhet ndërhyrë pikërisht në këto momente për të shmangur përhapjen e ndonjë epidemie. 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët. Në mesditë, flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie. Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë, të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter. Nisur nga situata e rënduar, kanë nisur edhe evakuimet e banorëve, por për zjarrfikësit beteja me...