‘Policia të mos zbatojë urdhra të paligjshëm të Ramës dhe Ballukut’/ Bardhi për News24: Qeveria po sillet si Putini ndaj mediave kritike

‘Policia të mos zbatojë urdhra të paligjshëm të Ramës dhe Ballukut’/ Bardhi për News24: Qeveria po sillet si Putini ndaj mediave kritike

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas sekuestrimit të materialeve dhe dosjeve investigative në zyrat e News24, duke e cilësuar veprimin si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Në një status në Facebook, Bardhi thekson se ndalimi i gazetarëve dhe stafit për të hyrë në ambientet e punës apo për të marrë sendet personale përbën shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, si dhe moszbatimin e një vendimi gjyqësor – vepër penale sipas tij. Bardhi përmend vendimin e gjyqtares Alma Kodraliu, e cila, sipas tij, me integritet profesional i kujtoi qeverisë detyrimin për të respektuar lirinë e medias, pavarësisht qëndrimit ndaj saj. Ai denoncon si të paligjshme kërkesën që gazetarët të dorëzojnë celularët tek Policia Ushtarake për t’u lejuar të hyjnë në...