FOTO/ Tirana regjistron ditën më të nxehtë në histori

FOTO/ Tirana regjistron ditën më të nxehtë në histori

Një situatë atmosferike që i përngjante një furri, kështu janë këto ditë në Tiranë. Kryeqyteti ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11 gusht 2025, termometri shënoi temperaturën 43.6 gradë Celsius. Edhe në Durrës u shënua temperaturë e lartë, 42.4 gradë Celsius. Për shkak të këtyre temperaturave jo tipike për vendin tonë, por që janë rrymat e nxehta afrikane, Shqipëria po digjet nga zjarret anembanë vendit prej disa ditësh, ku situata më alarmante është në jug.