Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Itali/ Çmontohet grupi i ‘skifterëve’, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë
Një grup italo-shqiptar ‘skifterësh’ dhe të shpërndarjes së drogës është goditur fundjavën e kaluar nga policia në Faenza. Të arrestuarit janë 22-vjeçari Francesco Marino, që u la në burg nga Gjykata, 37-vjeçari Andi Arapi dhe 31-vjeçari Ledio Hysa, shqiptarë, që u lanë me masa të buta sigurie detyrim paraqitjeje dhe arrest shtëpie. Masat u dhanë nga gjykatësi i hetimeve paraprake Andrea Galant mditën e djeshme. 22-vjeçari italian u akuzua gjithashtu për vjedhje të rëndë, zhvatje dhe marrje mallrash të vjedhura; ndërsa Hysa ishte gjithashtu në telashe për posedim droge me qëllim trafikimi. Sipas rindërtimit të karabinierëve, gjithçka filloi me vjedhjen e tabletave dhe telefonave celularë nga piceria e Manfredit "Il Girasole di Batti". Sipas prokurorisë, kjo u pasua nga grabitja. Marino dyshohet se bastisi picerinë, me një...