Delvina nën flakë, 10 persona dërgohen në spital, probleme nga zjarri e tymi

Delvina nën flakë, 10 persona dërgohen në spital, probleme nga zjarri e tymi

Foto ilustruese DELVINË- Flakët që pushtuan fshatin Kakodhiqi në Delvinë shkaktuan panik. Kjo për shkak se zjarri po i afrohej puseve të gazit dhe kondensatit. Nga tymi dhe flaka kanë mbetur të lënduar rreth 10 persona, përfshirë katër ushtarë, të cilët u trajtuan në spitalin e përkohshëm të ngritur në Kinoteatrin e qytetit. Aktualisht në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga Italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me shpejtësi edhe drejt lagjes Papuçi, drejt fshatit Rusan në periferi në jug të qytetit dhe drejt malit të Sopotit në veri. Edhe pse prej orësh ka ndërhyrje nga ajri, sërish situata ngelet problematike./ZËRI