Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Flakët/ Rama nxjerr pamjet e autorëve të zjarrvënieve: Arrestohen 10 persona, procedohen 4
Pamje nga kamerat e kapura nga droni TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të kapura nga dronet e Policisë së Shtetit, ku shfaqen autorët e disa prej zjarreve në vend. Në postimin e tij, kreu i qeverisë ka publikuar raportin, ku shkruan se janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar dhe 4 po ndiqen penalisht. “Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve,”- shkruan Rama. POSTIMI I RAMËS: