Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama poston pamjet: Policia ka identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve, 10 prej tyre janë arrestuar
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet se një qytetari që është zjarrëvënës. Kreu i qeverisë ka treguar se në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit ka identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve, ku 10 prej tyre janë arrestuar. ”Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”,-shkruan Rama.