Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarret/ Opozita e kërkoi me urgjencë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk mblidhet
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka gjasa që të mblidhet sot. Edhe pse mbledhja u kërkua nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe zëra të tjerë opozitarë, sërish takimi duket i pamundur që të ndodhë. E njëjta kërkesë është bërë edhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Por burime për "Report Tv" kanë mësuar se Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Presidenti Bajram Begaj, nuk do të mblidhet për shkak se të gjithë janë në terren për të monitoruar situatën e zjarreve. Mbetet që të çështja e takimit të lihet për t'u shqyrtuar në një moment të dytë. Orët e fundit, situata po përkeqësohet edhe në Delvinë, pasi Ministria e Mbrojtjes njoftoi se tashmë zjarrfikësit janë në...