Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çmontohet grupi i ‘skifterëve’, 2 shqiptarë të arrestuar! U kapen kokainë dhe para cash
Një grup italo-shqiptar ‘skifterësh’ dhe të shpërndarjes së drogës është goditur fundjavën e kaluar nga policia në Faenza. Të arrestuarit janë 22-vjeçari Francesco Marino, që u la në burg nga Gjykata, 37-vjeçari Andi Arapi dhe 31-vjeçari Ledio Hysa, shqiptarë, që u lanë me masa të buta sigurie detyrim paraqitjeje dhe arrest shtëpie. Masat u dhanë nga gjykatësi i hetimeve paraprake Andrea Galant mditën e djeshme. 22-vjeçari italian u akuzua gjithashtu për vjedhje të rëndë, zhvatje dhe marrje mallrash të vjedhura; ndërsa Hysa ishte gjithashtu në telashe për posedim droge me qëllim trafikimi. Sipas rindërtimit të karabinierëve, gjithçka filloi me vjedhjen e tabletave dhe telefonave celularë nga piceria e Manfredit “Il Girasole di Batti”. Sipas prokurorisë, kjo u pasua nga grabitja. Marino dyshohet se bastisi picerinë, me një...