Zjarret në vend, Ministria e Shëndetësisë ngre mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e spitaleve

Zjarret në vend, Ministria e Shëndetësisë ngre mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e spitaleve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur këtë të mërkurë, më 13 gusht, mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret. Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu. “Të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë.”, shkruan Rama. Ndërsa ministrja Koçiu shton se “bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile po vijon për evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur”. Ajo thekson se garantimi i vazhdimësisë së shërbimit shëndetësor pa ndërprerje dhe ofrimi i ndihmës së menjëhershme për çdo qytetar në nevojë, mbetet prioritet i qeverisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64...