Shkrumbohet kurora e gjelbër që rrethonte Delvinën, banesa e dhjetra ha të djegura

Shkrumbohet kurora e gjelbër që rrethonte Delvinën, banesa e dhjetra ha të djegura

Që prej mëngjesit të sotëm një grup xhirimi i Syri Tv ndodhet në Delvinë për të raportuar gjithçka çfarë ndodh atje ndërsa zjarret u  përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ndërsa ndërhyrja e dytë nga ajri u bë në mesditë (pas ndërhyrjes së parë në mëngjes). “Kemi një qytet të tërë të rrethuar nga flakët. E gjithë kurora e gjelbër përreth qytetit është e gjitha shkrumbuar, pasojë ose e zjarrit gjatë orëve të mbrëmjes ose është nën tym e flakë. Me rënien e erërave ka rënë dhe intensiteti i flakëve" raporton gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj  në orën 14:50 ‘Situata mbetet emergjente dhe e rrezikshme’ informon gazetari ndërkohë ministria e Mbrojtjes informoi në orën 14:40 se "ekipet e zjarrfikësve te...