Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Evropa në flakë, zjarret janë rritur me 45% krahasuar me vitin 2024! Si ndikon kriza klimatike?
Europa është në flakë. Dhe nuk është surprizë: temperatura që në shumë zona të Kontinentit po i kalojnë 40 gradët, mungesë reshjesh prej javësh, erëra të nxehta që ushqejnë dhe “shëtisin” zjarrin. Edhe vera e vitit 2025, si dhe më shumë se ato që e kanë paraprirë, ka bashkuar të gjithë përbërësit e nevojshëm për përhapjen e zjarreve pyjore. Bilanci i orëve të fundit është dramatik dhe, duke pasur parasysh parashikimet e motit, rrezikon të përkeqësohet në ditët në vijim. Dje fronti i flakëve shtrihej nga Portugalia deri në Turqi, duke kaluar nga Spanja, Franca dhe Greqia. Mijëra zjarrfikës dhe ushtarë janë angazhuar për të kufizuar dëmet. Megjithatë, numërohen disa viktima. Në periferi të Madridit, një punonjës i një stalle kuajsh humbi jetën bashkë me...