Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Delvinë/ Zjarri përfshin Kakodhiqin dhe Lefterhorin, banesa dhe një kishë në flakë
Zjarri në Delvinë është përhapur edhe në zonën e Kakodhiqit dhe Lefterhorit. Si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi janë djegur disa banesa dhe kishën në Lefterhor. Flakët e zjarrit në Delvinë janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj”. Aty është situata më e rëndë, ku janë përqëndruar forcat më të mëdha zjarrfikëse. Pamjet që përcjellin nga Delvina korrensponentët tanë tregojnë më së miri situatën e rënduar në lagjen “Kasapaj”, ku ndodhen depozitat e gazit. Banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar më herët nga forcat e policisë. Depozitat e gazit rrezikoheshin edhe mbrëmjen e së martës nga flakët, por situata u menaxhuar nga zjarrfikësit. Por sot duket se zjarri po i rrezikon sërish. Delvinaështë e rrethuar nga zjarri edhe sot, pas luftës...