Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarret po djegin Europën, mijëra të evakuar nga zonat e rrezikut
Vala ekstreme e të nxehtit po thyen rekorde temperaturash në mbarë Evropën dhe po shkakton zjarre të mëdha. Alarme janë lëshuar në pjesë të Spanjës, Greqisë dhe Malit të Zi duke paralajmëruar për rreziqe të konsiderueshme për shëndetin, ndërsa temperaturat kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Në Spanjë, një punonjës i një qendre hipizmi vdiq pasi pësoi djegie të rënda në pranë Madridit. Erërat mbi 70 km/orë shkaktuan flakë pranë shtëpive. Në rajonin veriperëndimor të Spanjës, Castile dhe Leon, u evakuuan pothuajse 4,000 persona dhe u raportuan më shumë se 30 zjarre, me një që kërcënonte Las Médulas, të listuar në UNESCO, i njohur për minierat e tij të lashta të arit. Ndërsa 2000 persona të tjerë u evakuuan nga hotelet dhe shtëpitë pranë qendrës turistike...