“Dënim i rëndë për zjarrvënësit”, Rama paralajmëron: Do të përballen me forcën e ligjit

“Dënim i rëndë për zjarrvënësit”, Rama paralajmëron: Do të përballen me forcën e ligjit

Kryeministri Edi Rama ndau disa video në rrjetet sociale duke falënderuar zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë dhe të gjithë vullnetarët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetët e tyre. Rama u tregua i ashpër me zjarrvënësit duke thënë se meritojnë ndëshkim të rëndë pasi cenojnë jetë, bëhen shkak për shkatërrimin e pasurive kombëtare, tokës, e faunës. “Ata që ndezin zjarre qëllimisht në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”, tha Rama. Ndërkohë komentueseve në rrjet që ngrenë pyetjen e mungesës së një flote më të madhe ajrore për të shuar zjarret që kanë përpirë vendin prej qershorit, Rama u përgjigjet: “Ka ca llogari që duhen...