Shpërthim në një fabrikë prodhimi eksplozivësh në Brazil, nëntë të vdekur dhe shtatë të plagosur

Shpërthim në një fabrikë prodhimi eksplozivësh në Brazil, nëntë të vdekur dhe shtatë të plagosur

Gjashtë burra dhe tre gra, të cilët fillimisht u raportuan të zhdukur pas një shpërthimi të fuqishëm  në një fabrikë eksplozivësh në Brazilin jugor të martën, kanë  ndërruar jetë, thanë autoritetet. Tragjedia ndodhi rreth orës 6 të mëngjesi në zonën metropolitane të qytetit të Curitibas, kryeqytetit të shtetit Paraná, tha Luisana Guimaraes, një zëdhënëse e zjarrfikësve. Imazhet e publikuara nga departamenti i zjarrfikësve të shtetit Paraná pas vënies nën kontroll të flakëve tregojnë një zonë të gjerë të mbushur me mbeturina. “Nuk ka më shpresë për të gjetur të mbijetuar midis nëntë personave në vendngjarje”, tha për shtypin kolonel Hudson Teixeira, Ministri i Sigurisë Publike i shtetit. Për orë të tëra, ekipet e kërkim-shpëtimit, me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht, kërkuan të zhdukurit. Shtatë...