‘Po digjen shtëpi!’, Delvina përfshihet nga zjarr masiv, banorët në panik: Helikopterët u vonuan, shteti mungon!

‘Po digjen shtëpi!’, Delvina përfshihet nga zjarr masiv, banorët në panik: Helikopterët u vonuan, shteti mungon!

Pamje dramatike vijnë nga Delvina, ku qytetarët dhe zjarrfikësit po përballen me zjarre të mëdha që kanë përfshirë zonën. Sipas banorëve, terreni i vështirë po e bën ndërhyrjen pothuajse të pamundur, duke e përkeqësuar situatën nga momenti në moment. Banorët raportojnë se disa zona janë evakuuar dhe vatrat e zjarrit po aktivizohen në mënyrë të vazhdueshme, duke e bërë situatën të pakontrollueshme. Flakët janë përhapur në çdo cep të qytetit, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhenë mjedis. Një qytetare e prekur nga situata shprehet: “Janë djegur shumë shtëpi, me njerëz brenda. Kërkojmë ndihmën e shtetit që, të paktën, t’u sigurojë banesa të reja familjeve të mbetura pa strehë.” Të tjerë banorë denoncojnë se ndërhyrja ajrore ka qenë e vonuar, çka ka lejuar...