Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Flakët ‘pushtojnë’ edhe Kosovën, 9 vatra dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë
Foto ilustruese PRISHTINË- Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe 23 persona janë arrestuar nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në javën e fundit, njoftuan zyrtarët të mërkurën. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, drejtori i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj, tha se Kosova po përballet me zjarre të shumta në të gjitha pjesët e vendit. Sipas tij, vetëm në javën e fundit janë raportuar mbi 633 zjarre, prej të cilave tani janë aktive vetëm nëntë. Ai tha se autoritetet “janë duke bërë përpjekje maksimale për të menaxhuar situatën dhe për ta parandaluar çdo pasojë nga situata e krijuar”. Zjarret aktive janë në fshtarat Kuqicë, Gojbullë, Mirash, Tugjevc, Gmicë, Muçiverrcë, Negroc, Gadime dhe Vrellë. “Gjendja aktuale në vend qëndrueshme por...