Pas 2 ditësh do takohet me Trump, Putin telefonon Kim Jong Un

Pas 2 ditësh do takohet me Trump, Putin telefonon Kim Jong Un

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin MOSKË- Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un diskutuan dje në një telefonatë pwr takimin e ardhshëm të presidentit rus me Donald Trump. Lajmin e dha agjencia ruse e lajmeve "TASS". "Presidenti rus gjithashtu ndau me Kim Jong Un informacion në lidhje me bisedimet e tij të ardhshme me Presidentin e SHBA-së Donald Trump,"- tha shërbimi për shtyp i Kremlinit, sipas TASS . Gjatë bisedës, Putin falënderoi Kim për mbështetjen e Phenianit në luftën e vazhdueshme në Ukrainë. "Presidenti rus vlerësoi edhe një herë mbështetjen e ofruar nga (Republika Popullore Demokratike e Koresë) dhe guximin, heroizmin dhe shpirtin e vetëmohimit të treguar nga ushtarët e Ushtrisë Popullore Koreane në çlirimin e Kurskut, një pjesë e territorit...