Instituti për bashkitë e vendit: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Instituti për bashkitë e vendit: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Instituti për Bashkitë Shqiptare ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend, ku në Gramsh e në Delvinë janë shpallur urdhra evakuimi për banorët. Në një deklaratë për mediat, Instituti për Bashkitë kërkon mbledhjen urgjente të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile për të shqyrtuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. “Sugjerojmë thirrjen urgjente të mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile dhe marrjen në shqyrtim të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke kategorizuar situatën si emergjencë civile sipas ligjit.”, thuhet në reagim. Në këtë reagim, po ashtu Instituti për Bashkitë Shqiptare, shpreh solidaritet të plotë me të gjithë qytetarët dhe komunitetet e prekura nga flakët, por edhe me trupat zjarrfikëse që po përballen me rrezik për jetën e tyre. Instituti thotë se duhet...