Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spanja dhe Greqia nën pushtetin e flakëve, shkaktohen viktima dhe disa të lënduar
Zjarret masive po vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të mëdha të Evropës Jugore, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme. Në Spanjë, një zjarrfikës vullnetar ka humbur jetën nga djegiet e rënda, ndërsa dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital pas dëmtimeve nga flakët. Deri tani, janë djegur gati 99,000 hektarë tokë dhe situata është ende kritike. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe për një angazhim të gjithanshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve. “Situata e zjarrit mbetet serioze. Kujdes ekstrem është thelbësor”, tha kryeministri Pedro Sanchez në X. Në Greqi, vala e nxehtësisë dhe erërat e forta kanë përkeqësuar situatën. Rreth 5,000 zjarrfikës po luftojnë për të kontrolluar flakët, të cilat janë përhapur në disa rajone, përfshirë Peloponezin,...