Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras, nga ku u dogjën 3 banesa dhe 400 pemë frutore

Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras, nga ku u dogjën 3 banesa dhe 400 pemë frutore

Në fshatin Iliras, ka shpërthyer një zjarr që ka shkaktuar dëme të mëdha, duke përfshirë shkatërrimin e tre shtëpive dhe djegien e 400 pemëve frutore. Pas veprimeve hetimore, autoritetet arritën të identifikojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar të zjarrvënies, shtetasin B. L., 62 vjeç, banues në fshatin Iliras. Zjarri filloi në një zonë të pyllëzuar të quajtur "Hams", dhe përhapja e tij ka shkaktuar dëme të mëdha në territorin përreth, duke përfshirë edhe shkatërrimin e disa banesave të pabanuara. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për kujdes të shtuar dhe i bën thirrje banorëve që të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me përgjegjësi penale. Njoftimi i policisë: Identifikohet dhe arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras, nga i cili u dogjën territori i fshatit...