Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë hektarë, hapësira pyjore ka rënë nën 970 mijë hektarë. Kjo zhdukje gradualisht e dobëson ekosistemin dhe rrit rrezikun për mjedisin dhe komunitetet. Në Shqipëri ka më pak pyje. Zjarret dhe prerjet e paligjshme nga njëra anë dhe mos-mbjellja e bimëve të reja nga tjetra nga tjetra po tkurrin nga viti në vit sipërfaqen e gjelbër të vendit. Nga mbi 1.1 milionë hektarë deri në 2022-shin, vitin e shkuar hapësira me pisha, lisa, dushqe apo shkurre u kufizua në më pak se 970 mijë hektarë. Në rënien me 18 për qind të hapësirës pyjore, ndikim ka pasur edhe fakti se nuk është...