Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Musine Kokalari, shkrimtarja e parë shqiptare dhe disidente e regjimit komunist
Më 13 gusht të vitit 1983, ndërroi jetë Musine Kokalari. Ajo ishte një prej intelektualeve më në zë të Shqipërisë, që do të spikaste që në moshë të hershme për veprimtarinë e saj politike dhe letrare. Në vitin 1939, ende në auditor, botoi librin e saj të parë “Siç më thotë nënua plakë”. Në vitin 1943, së bashku me një grup intelektualësh, themeloi Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, pas botimit të librit të saj të dytë “Rreth vatrës”, do të niste një kalvar përndjekjeje për familjen e saj. Më 12 nëntor të atij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më pas, do...