Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
GJKKO i rrëzon kërkesën/ Ilir Meta mbetet në burg
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Presidentin e Partisë së Lirisë. Hetimet për ish-kryeministrin, dhe ish-presidenti e Republikës përfunduan më 4 gusht nga SPAK. Siç bëhet me dije, avokatët e Metës braktisën seancën me argumentin se e dinin vendimin që do të merrte gjyqtari. Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për dy dosje, ajo e lobimit të LSI në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA. Më 6 gusht, Meta paraqiti kërkesën për ndryshim mase duke dhënë fjalën se nuk do të arratiset nëse lirohet nga qelia, pasi mund t’i bllokohet edhe pasaporta.