Vendosja e Gardës Kombëtare në Uashington, kryebashkiakja i del kundër Trumpit: Duhet të mbrojmë qytetin nga kjo përpjekje autoritare

Vendosja e Gardës Kombëtare në Uashington, kryebashkiakja i del kundër Trumpit: Duhet të mbrojmë qytetin nga kjo përpjekje autoritare

Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit e quajti marrjen federale të qytetit nga Trump një përpjekje autoritare’ ndërsa trupat e Gardës Kombëtare përmbytën kryeqytetin. Kryetarja Muriel Bowser kritikoi të martën mbrëma planin ambicioz të Trump për goditjen e krimit, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve gjatë një takimi virtual. Bowser u pyet se si grupet fetare mund të ndihmonin për të mbështetur komunitetin, kur ajo u bëri thirrje banorëve të mbronin qytetin. Ajo u përgjigj: “Ky është një moment kur komuniteti duhet të angazhohet. Të mbrojmë qytetin tonë, autonominë tonë, të drejtën tonë për vetëqeverisje. ‘Ta ndalojmë këtë njeri dhe të sigurohemi që zgjedhim një Dhomë të Përfaqësuesve me shumicë demokrate që të kemi një mbrojtje ndaj kësaj përpjekje autoritare.’Komentet e fundit të Bowser ishin dukshëm...