24 vatra zjarri në vend, disa banesa të djegura. Në Kolonjë flakët shpërthejnë municionet

24 vatra zjarri në vend, disa banesa të djegura. Në Kolonjë flakët shpërthejnë municionet

Vendi po përballet me një numër të konsiderueshëm zjarresh, ku gjatë 24 orëve të fundit nga 64 vatra të evidentuara, 24 prej tyre janë ende aktive. Në luftën kundër flakëve, janë angazhuar më shumë se 10 mijë forca nga të gjitha strukturat e emergjencave dhe mbrojtjes civile, ndërsa në disa zona ku rreziku i përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara është i lartë po ndërhyhet edhe nga ajri. Vatrat më të rrezikshme të zjarrit vijojnë të mbeten në Delvinë dhe Gramsh, ku përtej një përmirësimi të situatës krahasuar me orët e natës, sërish flakët mbeten të fuqishme dhe po përhapen të ndihmuara nga era dhe terreni i vështirë. Në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq,...