Zjarret masive në Delvinë/ Natë makthi për banorët, shkrumbohen 5 banesa! 10 persona kërkojnë ndihmë mjekësore nga asfiksia

Zjarret masive në Delvinë/ Natë makthi për banorët, shkrumbohen 5 banesa! 10 persona kërkojnë ndihmë mjekësore nga asfiksia

Delvina është zgjuar nën pasojat e një prej zjarreve më të mëdha të viteve të fundit. Një natë tmerri për qytetarët, teksa i kaluan orët e para të së mërkurës në rrugë dhe të panikosur nga frika e rrezikut të zjarrit të madh që përfshiu zonën. Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara. Ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi, vazhdimisht dëgjoheshin shpërthime municionesh, ndërkohë që Delvina ishte nën pushtetin e flakëve dhe të tymit. Situata ishte tepër problematike, ndërkohë që era e favorizonte përhapjen e flakëve me shpejtësi. Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive të jugut por edhe të ardhura nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë bënë të mundur shuarjen e zjarrit që...