Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Padia e Lapajt në Kolegj Zgjedhor/ Shtyhet seanca, mungojnë gjyqtaret për shkak të lejes vjetore
Seanca në Kolegj Zgjedhor për padinë e Adriatik Lapajt për mandatin e Tiranës është shtyrë. Pas mungesës së dy gjyqtareve për shkak të lejes vjetore, seanca e radhës do të mbahet më 25 gusht në orën 10:00. Kujtojmë se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, ndërsa KAS e kaloi tek Ana Dajko. Tashmë do të jetë Kolegji që do të vendosë kush shkon Kuvend. Top Channel