Thirrje URGJENTE! Ministria:Të evakuuohen menjëherë banorët e Nartës, Gramshit dhe Delvinës

Thirrje URGJENTE! Ministria:Të evakuuohen menjëherë banorët e Nartës, Gramshit dhe Delvinës

Foto ilustruese TIRANË- Situata me zjarret vijon të jetë problematike. Flakët po përpijnë dhjetëra hektarë toke, ndaj në këto kushte, Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për evakuuimin e banorëve nga 3 zona të vendit. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve është kërkuar evakuuimi në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë. THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta./ZËRI