Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Delvinë, Prefekti i Vlorës: U dogjën 4 banesa

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Delvinë, Prefekti i Vlorës: U dogjën 4 banesa

Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve në Delvinë, ku ka bërë me dije se katër shtëpi u dogjën si pasojë e flakëve, një prej të cilave e banuar dhe tri të pabanuara. Nesturi u shpreh se fatmirësisht prej zjarreve nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndonëse sikurse thekson ai, vatrat tentuan të përhapeshin në shumë drejtime. “Situata ka qenë e vështirë. Së bashku me ndihmën e zjarrfikëseve të ushtrisë, zjarri i ndihmuar dhe nga era, ka pasur intensitet goxha të lartë dhe është përballuar si nga zjarrfikësit ashtu edhe nga forcat ushtarake në terren. U shpëtuan shtëpitë. Delvina është shumë e përhapur dhe shpërndarja e forcave bëri të vështirë përballimin e zjarrit. Realisht vetëm një shtëpi ishte djegur e...