Kush është biznesmeni, që mund të qeverisë Gazën! Mbështetet nga një ish-agjent misterioz…

Kush është biznesmeni, që mund të qeverisë Gazën! Mbështetet nga një ish-agjent misterioz…

Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera Ai e quan “diplomaci në hije” dhe lejon që errësira të shtrihet edhe mbi figurën e tij, deri në atë pikë sa që të krijojë përshtypjen se është (dhe me siguri ka qenë) një spiun. Sepse paqartësia funksionon me klientët e autokracisë globale, shpesh diktatorë afrikanë, apo edhe me juntën ushtarake në Mianmar të cilët kërkojnë shërbimet e Ari Ben-Menashe, i cili premton kontakte me të fuqishmit e Perëndimit, hapje të dyerve të mbyllura nga sanksionet, nëse jo një ftesë në qarqet elitare, të paktën një takim diskret në një dhomë pranë. I lindur në Iran nga një familje çifutësh irakianë, me një të kaluar në inteligjencën ushtarake izraelite, Ben-Menashe jeton në Kanada dhe prej aty përpiqet...