Prostitucion në Vlorë/ Vihen nën hetim dy kineze, shpallet në kërkim organizatorja

Prostitucion në Vlorë/ Vihen nën hetim dy kineze, shpallet në kërkim organizatorja

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim një shtetase kineze, e dyshuar si organizatore e veprimtarisë kriminale. Po ashtu është zbuluar apartamenti ku ushtrohej prostitucioni dhe kanë proceduar penalisht 2 shtetase të tjera të huaja që ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës. “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, bazuar edhe në informacionet e siguruara, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast:• u shpall në kërkim shtetasja kineze M....