Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dogji ullishtet e fqinjëve në Krujë pas konfliktit, arrestohet 19 vjeçari me precedent kriminal
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës këtë të mërkurë. Ai dogji ullishtet e fqinjëve në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me ta, për motive pronësie. I arrestuari, E. D., rezulton me precedent kriminal, aktualisht me masë sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kultivim të bimëve narkotike. “Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj. Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në...